Lajmet e fundit
Tre deputetë të Kosovës udhëtuan për Bruksel
, 13.07.2009
Deputetët e Kuvendit të Kosovës: Riza Smaka, Sadik Idriz dhe Drita Kadriu kanë udhëtuar dje për në Bruksel për të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, e cila mbahet 13-16 korrik.
“Programi i dhjetë me Parlamentarët e Rinj”, siç është titulluar aktiviteti i kësaj konference është fokusuar tek anëtaret e rinj të parlamenteve që janë të anëtarësuar në NATO dhe në Këshillin e Partneritetit Euro-Atlantik (EAPC) si dhe tek çështjet e sigurisë dhe të marrëdhënieve të jashtme për parlamentaret e sapo zgjedhur.
Qëllimi i këtij programi është të ofrojë një vizion të qartë të procedurave dhe politikave të NATO-s, të Shtabit Suprem të Trupave Aleate në Evropë (SHAPE), si dhe zhvillimeve mes partnereve të NATO-së.