Lajmet e fundit
Debat publik për zbatimin e Ligjit për Mbeturina
, 13.07.2009
Komisioni për bujqësi, pylltari, zhvillim rural, ambient dhe planifikim hapësinor, kryesoi z. Naim Maloku, nënkryetar i parë i Komisionit, mbajti sot një debat publik rreth zbatimit të Ligjit për Mbeturina, që u miratua në Kuvendin e Republikës së Kosovës me 22 korrik 2005, në mbledhjen të rregullt plenare.
Në këtë debat, përveç anëtarëve të Komisionit të theksuar, morën pjesë edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Ambientit dhe të Planifikimit Hapësinor, në krye me ushtruesin e detyrës së sekretarit permanent, z. Arben Çitaku, drejtori i Zyrës së rregullatorit për ujëra dhe mbeturina, z. Afrim Lajçi, përfaqësuesi i Kompanisë për menaxhim të mbeturinave të Kosovës, përfaqësuesit e komunës së Gjilanit, t; Mitrovicës, të Vuçitërnës dhe të Podujevës, përfaqësuesit e Kompanisë Rajonale “Pastrimi” nga Prishtina, “Ekoregjioni” nga Prizreni, “Pastërtia” nga Ferizaj, përfaqësuesit e Kompanisë private për mbeturina “ABB”, si dhe përfaqësuesit e OSBE-së dhe të KDI-së.
Duke diskutuar rreth zbatimit të Ligjit për Mbeturina, u tha se, ndonëse ky ligj në esencë është i mirë dhe sipas standardeve evropiane të kësaj fushe, për të qenë më efikas dhe më i zbatueshëm, do të duhej të plotësohej me disa amendamente të reja. Duke folur konkretisht për çështjet e zbatimit të këtij ligji, u tha që problem kryesor paraqet mungesa e mjeteve, si për shkak të mospagesave nga ana e qytetarëve dhe e shfrytëzuesve të tjerë për shërbimet e kompanive rajonale për mbeturina, po ashtu edhe për shkak të mospagesës nga ana e komunave për kompani rajonale për mbeturina në emër të grumbullimit të mbeturinave, pastaj për shkak të mospagesës së kompanive rajonale të mbeturinave ndaj Kompanisë për menaxhim të mbeturinave të Kosovës – në emër të deponive të mbeturinave. Po në këtë debat u tha se do të duhej t’i kushtohej vëmendje më e madhe kësaj çështjeje, sepse gjendja në këto deponi është mjaft e vështirë, madje mund të thuhet edhe alarmante. Në fund të këtij debati u nxor konstatimi i përbashkët se lypset që përmes amendamenteve të reja të definohen qartë si autorizimet e Ministrisë për Ambient dhe Planifikim Hapësinor, të Zyrës së rregullatorit për ujëra dhe mbeturina, të Kompanisë për menaxhim të mbeturinave të Kosovës, si dhe të strukturave komunale lidhur me licencimin e kompanive për grumbullimin e mbeturinave, autorizimin e kompanive publike dh private për grumbullimin dhe deponimin e mbeturinave, si dhe për arkëtimin e faturave për grumbullimin e mbeturinave nga qytetarët dhe subjektet e tjerë.