Lajmet e fundit

Kryeparlamentari , dr. Jakup Krasniqi, priti drejtoreshën rajonale të Bankës Botërore, znj. Jane Armitage

, 14.07.2009




Kryetari i Kuvendit Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, kishte sot një takim me drejtoreshën e Bankës Botërore, znj. Jane Armitage, e cila shoqërohej nga Ranjit Nyak, përfaqësues i Bankës Botërore për Kosovë. Në fillim të këtij takimi znj. Jane Armitage shprehu kënaqësinë për këtë vizitë në Kosovë dhe njëkohësisht tha se është shumë e kënaqur që Kosova është pranuar në Bankën Botërore. ”Gjendem këtu në Kosovë për të parë fushat dhe prioritetet , në të cilat Banka Botërore mund ta mbështesë Kosovën. Mirëpo, duke u anëtarësuar Kosova në këtë institucion të rëndësishëm financiar ajo merr edhe obligimet , përkatësisht Kosova duhet të marrë përsipër edhe borxhet që ka”, theksoi znj. Armitage. Ajo u shpreh se Banka Botërore pret që Kuvendi i Kosovës të ratifikojë marrëveshjen e arritur kohë më parë ndërmjet Kosovës dhe Bankës Botërore.

Kryeparlamentari Krasniqi u falënderua për pranimin e Kosovës në Bankën Botërore, si dhe për përkrahjen që i jep kjo bankë Kosovës. Në vazhdim kryeparlamentari Krasniqi u zotua se në seancën e parë të Kuvendit të Kosovës do të ratifikohet marrëveshja e arritur ndërmjet Kosovës dhe Bankës Botërore.
Kryeparlamentari , dr. Jakup Krasniqi, priti drejtoreshën rajonale  të Bankës Botërore, znj. Jane Armitage