Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi uron studentët dhe pedagogët e Kolegjit “ILIRIA”
, 15.07.2009
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ka uruar studentët dhe pedagogët e Kolegjit “ ILIRIA”, me rastin e ceremonisë së promovimit të absolventëve të gjeneratës së tretë.
Në mesazhin e urimit të kryeparlamentarit Krasniqi thuhet:
Të nderuar studentë dhe prindër,
Të nderuar profesorë dhe drejtues të Kolegjit “ILIRIA”,
Të nderuar miq e të ftuar,
Me këtë mesazh dëshiroj t’ju përcjell përshëndetjet dhe urimet më të përzemërta dhe t’ju uroj për këtë ceremoni kaq të veçantë të promovimit të absolventëve të gjeneratës së tretë. Kjo është një ditë e shënuar për ju që si ekspertë të ardhshëm do të çoni përpara zhvillimin e familjes, të atdheut dhe shtetit tonë.
Republika e Kosovës dhe Kuvendi i saj vlerëson dhe përkrah të gjitha nismat që ndihmojnë në zhvillimin dhe avancimin e arsimit në Kosovë. Ne jemi duke ndërtuar një shoqëri të re - Shoqërinë e Dijes - e cila është fuqi lëvizëse e zhvillimit politik, ekonomik e kulturor dhe ndihmon në përmirësimin e jetës së qytetarëve, në përmirësimin e qeverisjes, si dhe në ndërtimin e një shoqërie demokratike të bazuar në vlerat universale të ruajtjes së të drejtave të njeriut - barazinë sociale dhe dinjitetit njerëzor. Bazuar në këto vlera kontributi dhe puna e të gjithë shtetasve te Kosovës është e mirëpritur.
Në emër të Kuvendit të Kosovës dhe në emrin tim personal, kam kënaqësinë t’ju përgëzoj, sërish ju studentë, për përkushtimin dhe arritjet tuaja gjatë viteve të studimit. Në të njëjtën kohë dua ta vlerësoj punën e palodhshme të pedagogëve tuaj. Dëshiroj të përgëzoj kolegjin “Iliria”, këtë vatër te diturisë për punën dhe kontributin që e ka dhënë dhe po e jep në përgatitjen e kuadrove të ardhshëm në shërbim të shoqërisë, të atdheut dhe shtetit!
Urime!
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës
Dr. Jakup Krasniqi