Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
, 15.07.2009
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Buxhet dhe Financa, të cilën e kryesonte Gani Koci, kryetar i Komisionit, pikë bosht e rendit të ditës ishte Shqyrtimi i raportit financiar i Këshillit të pavarur mbikëqyrës të Kosovës për vitin 2008.
Në mbledhjen e përmendur përveç anëtarëve të Këshillit merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e Këshillit të pavarur mbikëqyrës të Kosovës, përfaqësuesit i OSBE-së, USAID-it dhe KDI-së.
Komisioni duke shqyrtuar pjesën financiare të Raportit të Këshillit të pavarur mbikëqyrës të Kosovës, për vitin 2008, u pajtua që brenda javës përfaqësuesit e KPMK-së edhe njëherë të shqyrtojnë në mënyrë të hollësishme raportin e përmendur vjetor, që do të thotë në tërësi ta rregullojnë pjesën financiare të këtij raporti dhe më pastaj me treguesit konkret financiar të pjesës financiare të paraqiten në mbledhjen e ardhshme të Komisionit për Buxhet dhe Financa.
Në të njëjtën mbledhje anëtarët e Komisionit në parim e kanë mbështetur Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.02/L-99 për prokurimin publik të Kosovës, nr.2003/17, Projektligjin për tatimin në të ardhurat personale , Projektligjin për gazin natyror,me raportin e komisionit funksional- Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetik dhe Telekomunikacion si dhe Projekt ligjin për standardizim, me raportin e komisionit funksional, Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetik dhe Telekomunikacion.