Lajmet e fundit
Nga punimet e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës
, 17.07.2009
Në seancën e sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të kryesuar nga dr.Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit (një pjesë e saj nga anëtari i Kryesisë, Sabri Hamiti), deputetët kanë shqyrtuar Raportin e Parë të Progresit për Planin e Veprimit të Kuvendit të Kosovës për Sfidat e Raportit Progresit të Komisionit Evropian për vitin 2008, të cilin e ka prezantuar kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Zylfie Hundozi. Pas një debati të gjatë në këtë temë, kua ka dominuar anashkalimi i Kosovës nga BE-ja për sa i përket liberalizimit të vizave me disa vende të Ballkanit Perëndimor, deputetët me shumicë votash e kanë miratuar këtë plan të veprimit.
Duke iu përgjigjur pyetjeve dhe ngritjes së çështjeve të shumë deputetëve lidhur me çështjen e termocentralit “Kosovës e Re”, kryeministri Thaçi, ka shprehur gatishmërinë për të dhënë sqarimet e nevojshme për gjithë procedurën rreth këtij projekti, por edhe për autostradën Morinë-Prishtinë, e për çështje të tjera që i interesojnë deputetët.
Është debatuar edhe lidhur me Raportin e audituar të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës dhe Pasqyrave Financiare për vitin 2008, të cilin e ka prezantuar kryetari i Bordit të këtij trusti, Besim Beqaj. Me gjithë kritikat e shumta për gjendjen Trustit, raporti është miratuar me shumicë votash.
Në vazhdim seanca ka shqyrtuar Raportin e punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për vitin 2008. Vërejtjet hyrëse për këtë raport i ka prezantuar kryetari i Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi, Bahri Hyseni. Ai i ka paraqitur vërejtjet hyrëse edhe për Raportin e punës së Institutit Gjyqësor të Kosovës, për vitin 2008, i cili është miratuar gjithashtu.
Në fillim të seancës kabineti qeveritar u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve për punën e Qeverisë së Kosovës.
Seanca i vazhdon punimet të hënën, në orën 10:00.