Lajmet e fundit

Nga mbledhje e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës

, 21.07.2009




Edhe tri seanca Do të mabajë Kuvendi i Kosovës deri në përfndim të Sersionit pranveror. Kështu ka vendosur sot Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare.

Të enjten e ardhshme, më 23 korrik, do shqyrtohen për herë të parë: Projektligji për mbrojtjen e ajrit nga ndotja, Projektligji për financimin e programeve të veçanta të banimit, Projektligji për tatimin në të ardhurat personale, Projektligjit për përcaktimin e të drejtave dhe mbrojtjen e topografisë së qarqeve të integruara, Projektligjit për Projektligji për parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetikë, si dhe Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimi i Ligjit nr.03/L-105 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2009.

Në të njëjtën seancë do të ratifikohet Marrëveshja për Përvetësimin e Kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe Memorandumi i Misionit te Thesarit te Bankës Botërore 23-25 qershor 2009.

Nëse grupi i deputetëve, të cilët e kanë parshtruarkërkesën për krijimin Komisionit hetimor për RTK-në, deri nditën e mbajtjes së seasncës, e plotëson listën prej 40 deputetësh, të shoqëruar me nënshkrime e secilit prrej tyre, senca mund të krijojë komisionin e kërkuar.

Në seancën e 28 korrikut do të procedohet me projektligjet.

Një seancë parshihet të mabhet për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për Buxhetin.

Kryesia në mbedhjen e sotme pasi ka shqyrtuar Propozim-vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me emërimin e anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave të Kosovës, ia ka deleguar atë Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Industri, Tregti, Transport dhe Telekomunikacion për të përgatitur raportin me rekomandime, kurse Raportin e shpenzimeve te Kuvendit të Kosovës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2009, ia ka përcjellë Komisionit për Buxhet dhe Financa.
Nga mbledhje e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës