Lajmet e fundit
Diskutim publik lidhur me Projektligjin mbi ndryshimet e Ligjit për pyjet e Kosovës nr. 2003/3
, 21.07.2009
Komisioni i Bujqësisë, Pylltarisë, i Zhvillimit Rural, i Mjedisit dhe i Plnifikimit Hapsinor, nën kryesinë e kryetarit Lulzime Zenelit mbajti sot diskutimin publik lidhur me Projektligjin mbi ndryshimet e Ligjit pyjeve të Kosovës nr. 2003/3.
Përveç anëtarëve të Komisioinit në këtë diskutim publik morën pjesë edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit dhe të Planifikimit Hapsinor, Shefi kryesor i Agjencisë së Pyejeve të Kosovëstë, z. Myzafer Luma, përfaqësuesit e Shoqatës së Inxhiniervëve të Pyjeve të Kosovës, prfaqësuesit e zyreve komunale për bujqësi, pylltari dhe zhvillim rural të Prishtinës, Deçanit dhe Gjakovës si dhe përfaqësuesit e OSBE-së, USAID-it dhe të KDI-së.
Shumica e pjesëmarrësve gjatë diskutimit lidhur me Projektligjin thanë se edhe këto ndryshime dhe plotësime dalin nga Pakoja e Ahtisarit dhe njëkohësisht për shkak se Ligji i pyjeve të Kosovës është aprovuar në vitin 2003, Ligji ekzistues, për shkak të implementimit në terren dhe që ligji të jetë më efikas dhe më funksional, duhet që në disa pikë ligji ekzistues të pësojë ndryshime dhe plotësime. Sipas ndryshimeve të propozuara, disa autorizimi që kanë qenë nën kompetencën e Ministrisë së Bujqësisë, të Pylltarisë dhe të Zhvillimit Rural dhe të Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, kalojnë nën kompetencën e strukturave komunale, përkatësisht në kompetencë të zyrave komunale për bujqësi, pylltari dhe zhvillim rural. Njëkohësisht, këto zyre komunala do të kenë kompetencë edhe lëshimin e licencave personave fizik dhe juridik për prerjen e pyjeve nëpërmes tenderave publikë. Ministrisë së Bujqësisë, të Pylltarisë dhe të Zhvillimit Rural i mbetet politka e menaxhimit të pyjeve të Kosovës në tërësi.