Lajmet e fundit
Kryetari i Bashkimit Demokratik Shqiptar (në Maqedoni), Bardhyl Mahmuti, u ka drejtuar jë letër krerëve institucional të Kosovës
, 22.07.2009
Kryetari i Bashkimit Demokratik Shqiptar (në Maqedoni), Bardhyl Mahmuti, u ka drejtuar jë letër krerëve institucional të Kosovës, nëpërmjet së cilës ngrit shqetësimin për lënien anash të Shqipërisë, Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës, në propozimin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave me disa vende të Ballkanit Perëndimor.
Në letrën e z. Mahmuti thuhet:
Kryetarit të Republikës së Kosovës, Z. Fatmir Sejdiu,
Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Z. Hashim Thaçi,
Kryetarit të Parlamentit të Republikës së Kosovës, Z. Jakup Krasniqit,
Deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës,
Të nderuar përfaqësues legjitim të Republikës së Kosovës,
Shqetësimet që kanë përfshirë shqiptarët në Ballkan dhe më gjerë lidhur me propozimin e Komisionit Evropian për të hequr regjimin e vizave për qytetarët e Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë dhe për të mbajtur në fuqi regjimin e vizave për qytetarët e Shqipërisë, Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës, janë shqetësime që kërkojnë mobilizimin e të gjithë potencialit politik dhe diplomatik për të parandaluar pasojat për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.
Argumentimet se gjoja Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia “kanë plotësuar kushtet në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit” kanë inkurajuar qarqet antishqiptare të këtyre shteteve që të fillojnë dhunën policore në Luginën e Preshevës dhe të përgatitet zinxhiri i dhunës edhe në viset tjera shqiptare në Maqedoni e më gjerë.
Krahas dhunës së menjëhershme antishqiptare për të “dëshmuar kapacitetet në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit” Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia filluan koordinimet e fshehta për aplikimin e vizave kundër Shqipërisë dhe Kosovës me qëllim të izolimit të plotë të shqiptarëve në Evropë.
Duke qenë të vetëdijshëm për kapacitetet vendimmarrëse të përfaqësuesve legjitim të institucioneve të shtetit të Kosovës dhe faktit se Parlamenti Evropian do të shqyrtojë propozimin e Komisionit Evropian para se Këshilli i Evropës të sjellë vendimin përfundimtar, më lejoni që në emër të Bashkimit Demokratik Shqiptar dhe në emrin tim personal, në cilësinë e ish bashkëveprimtarit tuaj, të kërkoj që Parlamenti i Kosovës t’u drejtohet institucioneve të BE-së për të parandaluar izolimin e Kosovës.
Koordinimi i qarqeve antishqiptare Beograd-Skup për të izoluar Kosovën dhe Shqipërinë është në kundërshtim të plotë me vlerat euro-perëndimore dhe paraqet rrezik për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.
Kanë mbetur më shumë se pesë muaj deri në miratimin e vendimit për liberalizimin e vizave. Është kohë e mjaftueshme për të bindur miqtë tanë në Evropë se institucionet shtetërore të Shqipërisë dhe Kosovës kanë vullnet dhe kapacitete për të përmbushur të gjitha parakushtet normative dhe teknike që heqja e regjimit të vizave nga 1 janari i vitit 2010 të bëhet realitet edhe për qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës.
Me shpresë se kërkesa ime do të zgjojë interesin e nevojshëm më lejoni të nderuar përfaqësues legjitim të Republikës së Kosovës t’ju përcjellë mbështetjen e plotë të anëtarëve dhe simpatizantëve të Bashkimit Demokratik Shqiptar në përpjekjet që bëni për të forcuar shtetin demokratik të Kosovës.
Me respekt
Bardhyl Mahmuti