Lajmet e fundit
U konstituua Komisioni ad-hoc për Bordin e RTK-së
, 24.07.2009
Sot në Kuvendin e Kosovës u konstituua Komisioni ad- hoc për përzgjedhjen e kandidateve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës. Mbledhjen e ka kryesuar zv.kryeministri Hajredin Kuçi, i cili ishte caktuar në këtë detyrë nga Grupi parlamentar i PDK-së.
Në këtë mbledhje janë zgjedhur edhe dy nënkryetarët e komisionit: Rasim Selmanaj nga Grupi Parlamentar i AAK-së dhe Xhezair Murat, nga Grupi Parlamentar 7+.
Kuçi në fjalën e tij hyrëse ka shprehur dëshirën që Komisioni të merr vendimet me konsensus dhe të përzgjedh kandidatët më të mirë të propozuar nga Komisioni ad-hoc i Komisionit të Pavarur për Media.
Pasi që nga anëtarët të Komisionit janë ngritur çështje lidhur me , respektimin e afateve ligjore për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të RTK-, respektimin e Ligjit për RTK-në etj, është vendosur që Komisioni të kërkojë nga Administrata e Kuvendit që deri ditën e martë të deklarohet për respektimin e afatit ligjor për përzgjedhje, kurse nga Komisioni i KPM-së të kërkojë informata shtesë për respektimin e ligjit për sa i përket propozimit të kandidatëve për Bordin e RTK-së.
Komisioni do të mblidhet rishtazi ditën e mërkurë, në orën 11:00.