Lajmet e fundit

Nga vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës

, 24.07.2009




Kuvendit i Republikës së Kosovës në vazhdimin e seancës,të kryesuar nga dr.Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, ka shqyrtuar sot për herë të parë: Projektligjin për mbrojtjen e ajrit nga ndotja dhe Projektligjin për financimin e programeve të veçanta të banimit, të prezantuar nga ministri mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Mahir Aygcilar; Projektligjin për tatimin në të ardhurat personale, të prezantuar nga ministri i Ekonomisë dhe financave, Ahmet Shala; Projektligjin për përcaktimin e të drejtave dhe mbrojtjen e topografisë së qarqeve të integruara, të propozuar nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë Lutfi Zharku, si dhe Projektligjin për parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetikë, të cilin, në mungesë të ministrit të Kulturës, rinisë dhe sportit, e ka prezantuar zv.kryeministri Hajredin Kuçi.

Të gjitha këto projektligje janë miratuar në parin, duke i përcaktuar edhe komisionet funksionale për amendamentinin e tyre.

Kuvendi në këtë seancë ka shpallur hapësirën-zonë me interes të veçantë ekonomik për ndërtimin e Hidrocentralit “Zhur”, sipas Propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës. Propozim-vendimin e Qeverisë, e ka prezantuar ministrja e Energjetikës dhe Minierave, Justina Shiroka-Pula.
Nga vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës