Lajmet e fundit

Ismet Beqiri e priti Avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës z. Sami Kurteshin

, 28.07.2009




Kryetari i Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të pagjetur dhe Peticione, z. Ismet Beqiri e priti sot Avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës z. Sami Kurteshin. Me të cilin bisedoi për çështjet aktuale, të cilat kanë të bëjnë me lëmin që e mbulon ky Komision dhe që veçanërisht ka të bëjë me garantimin dhe realizimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, që ka të bëjë me barazinë gjinore dhe çështje të tjera të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Në takimin e Avokatin e Popullit , kryetari i Komisionit theksoi se Komisioni të cilin ai e udhëheqë, gjer më tani kishte bashkëpunim shumë të suksesshëm me institucionin e pavarur të Avokatit të Popullit dhe se edhe më tej shpreson që ky bashkëpunim do të vazhdojë për të mirën e këtij Komisioni dhe institucionit të Avokatit të Popullit. Në vazhdim z. Beqiri theksoi se roli kryesor i këtij Komisioni dhe Avokatit të Popullit është që t’i shqyrtojnë të gjitha ankesat dhe peticionet e qytetarëve dhe të grupeve dhe të organizatave të ndryshme dhe në harmoni me mandatin që e kanë t’i nxjerrin sugjerimet gjegjëse për gjetjen e zgjidhjes adekuate.

Avokati i Popullit z. Sami Kurteshi, duke ju falënderuar kryetarit të Komisionit për informatat, theksoi se institucioni i pavarur i Avokatit të Popullit në mandatin e vetë ka për qëllim që ngushtë të bashkëpunojë me Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të pagjetur dhe Peticione si dhe me Komisionin për Legjislacion dhe Gjyqësi. Në vazhdim z. Kurteshi theksoi se ky Komision dhe ky institucion duhet t’i këmbejnë të gjitha llojet e ankesave, peticioneve dhe dokumenteve të tjera nga fushëveprimi i tyre dhe se do të ishte mirë që në mbledhjet e këtij Komisioni rregullisht të merë pjesë përfaqësuesi i Avokatit të Popullit si dhe në mbledhjet e Avokatit të Popullit rregullisht të merë pjesë një anëtarë i këtij Komisioni, sepse me këtë rast do të eliminohet shqyrtimi i dyfishtë i ankesave dhe peticioneve dhe të mundësohet nxjerrja e propozimeve dhe sugjerimeve gjegjëse për të njëjtin ose për rate të ngjashme.

Në fund z. Kurteshi e theksoi se shpreson që në të ardhmen Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të pagjetur dhe Peticione dhe Institucioni i pavarur i Avokatit të Popullit ngushtazi do të bashkëpunojnë në të gjitha lëmit, a veçanërisht në lëmin e garantimit dhe realizimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në tërë hapësirat e Kosovës.
Ismet Beqiri e priti Avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës z. Sami Kurteshin