Lajmet e fundit
Komisioni për Punë të Jashtme priti një delegacion arab
, 29.07.2009
Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme ka pritur sot një delegacionin parlamentaro-akademik nga tri vende arabe: Gamal Zahran-deputet në Parlamentin Egjiptian, Alaa Makki Abdul_Razzak - deputet në Parlamentin Irakian, Mohammad Alratawi - drejtor i Qendrës AL-Quad dhe Muhamed Mufaku - profesor në Universitetin e Jordanisë.
Nënkryetari i këtij komisioni, Xhavit Haliti, në fjalën e tij hyrës për këtë takim, ka theksuar se Kosova, si shtet i ri demokratik, ka nevojë për miq, për bashkëpunim dhe për njohje nga këto vende. Ai ka falënderuar për kontributet personale të anëtarëve të këtij delegacioni dhe për angazhimin e të shumë intelektualëve arabë për njohjen sa më të shpejtë të Kosovës. Ai është shprehur i bindur se nuk ka pengesa serioze për marrëdhënie të mira me vendet arabe, për bashkëpunim ekonomik dhe investime në ekonominë e Kosovës.
“Qëllimi i vizitës sonë është që të hapim një faqe të re të marrëdhënieve të vendeve arabe me Kosovën”, ka theksuar deputeti në Parlamentin Irakian, Alaa Makki Abdul_Razzak. Ai ka shprehur kënaqësinë që ndodhet në një vend të lirë, ku shumica e popullsisë i përket besimit islam dhe me lidhje të shumëfishta kulturore dhe historike me popullin arab. Ai ka pohuar se vendi i tij gradualisht po stabilizohet dhe shërohet nga pasojat e luftës dh se janë krijuar kushtet që çështja e njohjes së Kosovës të shtrohet në Parlamentin e Irakut.
Deputeti në Parlamentin Egjiptian Gamal Zahran, ka theksuar se populli i Egjiptit ndjehet i lumtur për pavarësinë Kosovës. Vendi im, ka thënë Zahran, ishte ndër të parët që e mbështeti popullin e Kosovës gjatë luftës së tij çlirimtare, prandaj nuk ka ndonjë arsye për zvarritjen e njohjes së Kosovës, ka thënë parlamentari egjiptian, i cili është zotuar që çështjen do ta ngrit në Parlamentin e vendit të tij dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ai me këtë rast ka përkujtuar rolin që ka pasur sundimtari shqiptar i Egjiptit, Mehmet Ali Pashë Kavalla, për rilindjen e popullit egjiptian.
Drejtori i Qendrës AL-Quad, Razzak Mohammad Alratawi, ka theksuar faktin e demokracisë së pamjaftueshme në shumë vende arabe, prandaj ka ditur të dijë më shumë për demokracinë në Kosovë, sidomos për sistemin zgjedhor në Kosovës dhe përbërjen e Kuvendit të Kosovës.
Të gjithë anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme, kanë shprehur kënaqësinë për këtë vizitë dhe janë shprehur në favor të kultivimit të përhershëm të marrëdhënieve të Kosovës me vendet arabe, që nënkupton njohjen dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, si dhe bashkëpunimin në lëmin e ekonomisë e në sfera të tjera të jetës.