Lajmet e fundit
Plani i implementimit
, 06.08.2009
Administrata e Kuvendittë Republikës së Kosovës i ka dorëzuar zyrës së Auditorti Gjeneral të Kosovës Planin për implementiin e Rekomandimeve lidhur me Raportin final për vitin fiskal 2008
Më posht po e publikojmë Planin e implementimit.
Plani i implementimit
te Rekomandimeve te ZAGJ-ës nga Kuvendit te Kosovës
Nr. |
Rekomandimi NGA ZYRA E REVIZIONIT GJENERAL |
|
p l A N I I I M P L E M E N T I M I T |
1 |
Planifikimi buxhetor |
Buxheti për vitin 2008 është realizuar në lartësinë prej 86% Ngecja në mosrealizimin e buxhetit të planifikuar ka ndodhur në kategorinë ekonomike investime kapitale (projekti Villa Gërmia) | |
2 |
Pasqyrat Financiare |
Pasqyrat Financiare përgatiten sipas Udhëzimit administrativ dhe janë përfshirë të gjitha obligimet e vitit 2008 (minus muaji dhjetor) i cili mbetet obligim për vitin 2009. Keni pranuar faturën e rrymës në shumë prej 3,334 € ne mënyrën analoge është dashur të pranohen edhe faturat: për ujë, ngrohje qendrore dhe shpenzimet e telefonisë. Me pranimin e te njëjtave do te kishim barazimin e plotë te pasqyrave financiare. Rekomandim i zbatuar Aneks 1. | |
3 |
Dosja e personelit |
Rekomandim i zbatuar. Aneks 2. | |
4 |
Shpenzimet përmes procedurave te prokurimit. |
Pas regrutimit te udhëheqësit, Divizioni I prokurimit aktivitetin e vet e zhvillon duke u bazuar ne LPP. Konstatimet e ZAGJ-ës janë duke u implementuar ne mënyrë te plotë. | |
5 |
Shpenzimet e bufesë dhe reprezentacionit |
Rekomandimi do të implemtohet, duke i mbuluar tejkalimet, ne tremujorin e katërt nga mjetet e alokuara për Grupe Parlamentare dhe partitë politike nga Fondi për demokratizim. | |
6 |
Avanset për udhëtime zyrtare |
Avanset mbyllen me kohë. Vonesa ka te beje me një avans te vetem, i cili është mbyllur me vonës, ngase është dashur te pritet rimbursimin nga ana e Parlamenti Europian. | |
|
|
| |
7 |
Regjistrimi i pasurive |
Rekomandim i zbatuar. Anex 3. | |
8 |
Auditimi i brendshëm |
AB ka vepruar në pajtim me ligjin për auditimin e brendshëm, Ligji Nr. 02/L-74, dhe standardet profesionale për kryerjen e auditimit të brendshëm, të vendosura nga NjQHAB-ja. Gjate vitit 2008, NJAB ka krye 4 auditime te rregullta dhe një auditim sipas kërkesës se menaxherit kryesor e ku janë përfshirë te gjitha fushat e planifikuara për auditim. Andaj, konsiderojmë se edhe ky rekomandim është i implementuar | |
|
|
| |
|
Shtojca e rekomandimeve te implemtuara:
· Anexi nr. 1 lidhur me pasqyrat financiare,
· Anexi nr. 2 lidhur me dosjet e personelit dhe
· Anexi nr. 3 lidhur me regjistrimin e pasurive