Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi dënon vrasjën në Partesh

, 09.08.2009




Vrasja qyqare e çiftit bashkëshortor nga Prteshi i Gjilanit, përbën akt mizor dhe sulm, jo vetëm mbi jetën e qytetarëve të lirë e të barabartë, por edhe mbi interesat e Kosovës dhe të popullit të saj.

Kjo vepër e ulët ka për qëllim të destabilizojë gjendjen e sigurisë në Kosovë, të mbjellë përqarjen ndëretnike të qytetarëve të saj dhe të dëmtojë imazhin e mirë që Kosova ka në botë.

Kuvendi i Kosovës e dënon këtë krim të rëndë dhe kërkon nga organet e ndjekjes të veprojnë shpejt për të sjellë para drejtësisë kryesit e këtij akti të shëmtuar, duke zbuluar edhe nxitësit e tij e motivet e tyre të errëta.
Kryeparlamentari Krasniqi dënon vrasjën në Partesh