Lajmet e fundit
Kryeparlamentari, dr. Jakup Krasniqi, priti ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, z. Christopher Dell
, 26.08.2009
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot ambasadorin e ri të SHBA-së në Kosovë, z. Christopher Dell. Duke i uruar mirëseardhje ambasadorit Dell, z. Krasniqi vuri në dukje se edhe me paraardhësen e tij,znj. Tina Kajdanov ka pasur vazhdimisht një bashkëpunim dhe mbështetje për të gjitha proceset në Kosovë. Në këtë frymë kryeparlamentari Krasniqi shprehu edhe falënderimet e tij ndaj shtetit amerikan dhe popullit të tij për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë dhe po i japin Kosovës. Në vijim kryeparlamentari Krasniqi bëri një ekspoze për punën e Parlamentit të Kosovës , në periudhën që nga pavarësia e deri tash, duke theksuar disa nga rezultatet më të rëndësishme siç janë: aprovimi i Kushtetutës së Kosovës,aprovimi e zbatimi i ligjeve , sidomos të atyre që dalin nga Pakoja e Ahtisaarit, e të cilat kanë të bëjnë me avancimin e pozitës së komunitetit serb dhe të komuniteteve tjera, ruajtjen e trashëgimisë kulturore etj.
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, z. Christopher Dell u falënderua për pritjen e ngrohtë që iu ofrua , duke e siguruar z. Krasniqi se edhe në të ardhmen Kuvendi i Kosovës do të ketë mbështetjen e tij, për një bashkëpunimi të fuqishëm e të hapur. Ky bashkëpunim, si tha z. Dell, do të përqendrohet sidomos në pesë objektiva:forcimi i institucioneve të Kosovës, Kosova të jetë atdhe i gjithë qytetarëve të saj,fuqizimi i bazës ekonomike, ndërtimi i pushtetit ligjor, si dhe integrimi i Kosovës në mekanizmat euroatlantike .