Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri

, 02.09.2009




Situata aktuale e sigurisë në vend ishte temë thelbësore e mbledhjes së Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Rrustem Mustafa, kryetar i Komisionit. Përkitazi me këtë temë, anëtarët e komisionit u përqendruan sidomos në disa shqetësime të ngritura në opinion, që kanë të bëjnë me problemet rreth ndërtimeve të shtëpive nga ana e qytetarëve shqiptarë në Kroin e Vitakut, jetën e banorëve në disa pjesë kufitare të Kosovës,si dhe në çështjen e Protokollit ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë.

Komisioni angazhohej për një politike proaktive të institucioneve të vendit,përkatësisht për një bashkëpunim e partneritet të mekanizmave institucionale të vendit me ICO-në dhe EULEX-in, mirëpo kur është fjala për Protokollin, u tha se nëse ai bëhet në emër të vendit tonë , atëherë sipas Kushtetutës, çdo marrëveshje duhet të ratifikohet nga ana e Kuvendit të Kosovës. Komisioni mori qëndrim që nga ana e institucioneve përkatëse të Kosovës të kërkojë raport lidhur me këto çështje të ngritura dhe pastaj të sjellë rekomandimet përkatëse , të cilat do t’ ua adresojë institucioneve më të larta të vendit.
Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri