Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme
, 07.09.2009
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hajredin Kuçi, ka dhënë sot disa sqarime para Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme rreth raportit të Qeverisë me EULEX-in, me theks të veçantë paralajmërimin e nënshkrimit të Protokollit të bashkëpunimit EULEX – Ministri e Brendshme e Serbisë, i cili siç është shprehur Kuçi, kontestohet në aspektin e procedurës (është hartuar në bashkëpunim me Beogradin pa u pyetur institucionet e Kosovës), të përmbajtjes (preket sovraniteti i vendit) dhe të palëve që përfshihen në të. Ai ka pohuar se për përmbajtjen e protokollit është njoftuar vetëm më 27 korrik, pasi që i kishte drejtuar një letër të hapur shefit të EULEX-it, Iv dë Kermabo, kurse ka pranuar se ka presion nga segmente të ndryshme ndërkombëtare që Kosova ta mbështesë këtë dokument.
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Sabri Hamiti, ka theksuar synimet e qarta të popullit të Kosovës për integrime evropiane, prandaj edhe për marrëdhënie të mira të bashkëpunimit me EULEX-in, por e ka quajtur të domosdoshëm shqyrtimin e Protokollit të bashkëpunimit EULEX – Serbi. Qeveria e Kosovës, ka thënë ai, nuk ka pse t’i nënshtrohet dokumentit, i cili është kundër interesit të vendit dhe në kundërshtim me Kushtetutën. Nënkryetari i këtij komisioni, Xhavit Haliti, ndërkaq, ka theksuar se Qeveria e Kosovës duhet të marrë vendime në interes të vendit dhe jo nën presionin e opinionit dhe të medieve.
Edhe anëtarët e tjerë të Komisionit janë pajtuar se Protokolli i bashkëpunimit EULEX – Serbi është i dëmshëm për interesin e vendit, kurse përfaqësues të opozitës në këtë komision kanë theksuar se dokumenti derivon nga Plani gjashtëpikësh i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon, andaj është dashur të kundërshtohej që në nismë të tij, në shkurt të këtij viti.
Shumica e anëtarëve të Komisionit janë pajtuar se teksti i dokumentit duhet amendamentuar konform realiteteve të reja pas shpalljes së pavarësisë së vendit, ndryshe do të ishte i pazbatueshëm në territorin e Republikës së Kosovës, kanë theksuar ata.