Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
, 08.09.2009
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj të parë të sesionit vjeshtor, në të cilën ka përcaktuar rendin e ditës për seancën e 17 shtatorit. Në mbledhjen e drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare.
Është vendosur që pikë e parë e rendit të ditës të kësaj seance të jenë pyetjet parlamentare për punën e Qeverisë së Kosovës, për të proceduar pastaj me projektligjet.
Do të shqyrtohen për herë të parë: Projektligji për Qeverinë e Republikës së Kosovës, ai për Shërbimin civil të Republikës së Kosovës dhe Projektligjit për pagat e nëpunësve civilë, projektligje këto të tërhequra nga Qeveria e Kosovës në seancën e 28 majit të këtij viti (për konsultime me faktorë ndërkombëtarë për koston financiare të implementimit të tyre). Po për herë të parë do të shqyrtohet edhe Projektligji për turizmin dhe shërbimet turistike. Për herë të dytë, ndërkaq, do të shqyrtohen: Projektligji nr. 03/L-128 për auditimin e brendshëm, Projektligji për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike, si dhe Projektligji për armët.
Në të njëjtën seancë do të shqyrtohet propozimi i Qeverisë së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit.
Kryesia ka vendosur që si pikë e fundit e seancës së 17 shtatorit të jetë debati lidhur me lirinë e medies në Kosovë (sipas kërkesës së grupit prej njëmbëdhjetë deputetësh).
Në mbledhjen e sotme anëtarët e Kryesisë janë njoftuar me komentin e deputetit Naim Rrustemi lidhur me konfliktin e interesit të deputetit. Ata janë njoftuar edhe me vendimin e deputetit Vladimir Todorović për t’iu bashkëngjitur Grupit Parlamentar të SLS-së dhe për kalimin e deputetit Shkumbin Demaliaj nga Grupi Parlamentar i AKR-së në Grupin Parlamentar të AAK-së.