Lajmet e fundit
Me rastin e fatkeqësisë natyrore në Stamboll, kryeparlamentari Krasniqi ngushëllon homologun turk, Sahin
, 10.09.2009
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i ka dërguar një telegram ngushëllimi kryetarit të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Republikës së Turqisë, Mehmet Ali Sahin, me rastin e fatkeqësisë natyrore në Stamboll.
Në telegram thuhet:
I nderuar zoti Sahin
Me hidhërim të thellë mësuam lajmin për fatkeqësinë natyrore që ka goditur Stambollin dje, ku humbën jetën dhjetëra qytetarë.
Duke marrë pjesë në këtë dhembje, ju lutëm shkëlqesi, të pranoni ngushëllimet tona të sinqerta për Ju, për familjet që humbën familjarët dhe më të dashurit e tyre në këtë fatkeqësi dhe për popullin e Republikës së Turqisë.
Republika e Kosovës, solidarizohet fuqishëm dhe bashkëndjen dhembjen e Republikës së Turqisë për ngjarjen e hidhur që ndodhi dje në Stamboll.
Ju siguroj për konsideratat e mia më të larta.
Me respekt
Jakup Krasniqi