Lajmet e fundit

Me rastin e rizgjedhjes në krye të Parlamentit shqiptar, kryeparlamentari Krasniqi uron zonjën Topalli

, 10.09.2009




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, e ka uruar Zonjën Jozefina Topalli me rastin e rizgjedhjes së saj kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Në telegramin e urimit të kryeparlamentarit Krasniqi thuhet:

E nderuara zonja Topalli

Me rastin e zgjedhjes Suaj kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ju uroj sukses në përmbushjen e përgjegjësive të mëdha në krye të këtij institucioni të lartë shtetëror.

Duke vlerësuar lart marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe parlamenteve tona, shpreh bindjen se ato do të thellohen dhe zgjerohen në vazhdimësi. Me këtë rast, dëshiroj edhe njëherë t’ju siguroj për vullnetin dhe dëshirën tonë për bashkëpunim midis Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Shfrytëzoj këtë rast t’ju shpreh mirënjohjen tonë të thellë për gjithë ndihmën që Shqipëria dhe institucionet e saj shtetërore kanë dhënë për Kosovën në këto vite vendimtare të historisë së saj.

Me respekt,
Jakup Krasniqi
Me rastin e rizgjedhjes në krye të Parlamentit shqiptar, kryeparlamentari Krasniqi uron zonjën Topalli