Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi priti komandantin e ri të KFOR-it, Bentler

, 10.09.2009




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ka pritur sot në një takim njohës komandantin e ri të KFOR-it LTG. Markus Bentler, të cilit i ka uruar mirëseardhje të sërishme në Kosovë, tani në cilësinë e gjeneralit të KFOR-it në vendin tonë. Njëherësh kryeparlamenari Krasniqi shprehu mbështetjen e fuqishme të tij dhe institucionit që drejton për praninë e NATO-s në Kosovë.

Krasniqi, me këtë rast, e njoftoi LTG. Bentler me proceset që ka kaluar vendi ynë dhe në veçanti për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Gjenerali Bentler falënderoi për mikpritjen dhe shprehu kënaqësinë që gjendet në Kosovë në cilësinë e komandantit të KFOR-it. LTG. Bentler, përgëzoi për të arriturat e institucioneve të Kosovës dhe shprehu kënaqësinë për përparimet e mëdha në Kosovë. Ai e ka cilësuar misionin e KFOR-it në Kosovë si misionin shumë të suksesshëm.

Bentler kërkoi mbështetjen e institucioneve të Kosovës për proceset që na presin, dhe nëpërmjet kryeparlamntarit Krasniqi, i siguroi qytetarët e vendit tonë se reduktimi i KFOR-it vjen si pasojë e gjendjes së mire të sigurisë në Kosovë.
Kryeparlamentari Krasniqi priti  komandantin e ri të KFOR-it, Bentler