Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media

, 15.09.2009




Komisioni për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Esat Brajshori, kryetar i Komisionit, shqyrtoi Raportin vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës për vitin 2008, me plotësimet shtesë. Komisioni kishte kërkuar më parë nga KPM-ja që të sjellë plotësime shtesë, kërkesë kjo që ishte plotësuar nga ky Këshill. Gjatë debatit u përkrah procedimi i mëtejmë i Raportit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës për vitin 2008, me plotësimet shtesë, por u ngritën dy çështje lidhur me këtë Raport. U tha se në institucione qendrore të Kosovës ka raste të punësimit të punëtorëve pa konkurs,ndaj u kërkua që në një mbledhje të ardhshme të këtij Komisioni, KPM-ja të raportojë në komision lidhur me atë sa a është ballafaquar me raste të punësimit pa konkurs në shkallë vendi. Diskutimi i përqendrua edhe në çështjen e statusit të KPM—së, i cili siç vlerësohej nuk është i definuar ashtu si duhet. U përmendën edhe raste kur Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Kosovës merret me çështje që nuk janë në kompetencë e tij.

Komisioni shqyrtoi edhe një përgjigje , të cilën Bordi i RTK-së ia kishte dorëzuar Komisionit, lidhur me Raportin vjetor.
Mbledhja e Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media