Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi priti drejtorin e ri të UNDP-së në Kosovë, Parviz Fartash

, 16.09.2009




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ka pritur sot në një takim njohës drejtorin e ri të UNDP-së në Kosovë, Parviz Fartash, të cilin e ka përgëzuar për detyrën e re dhe i ka uruar punë të mbarë në Kosovë. Krasniqi është shprehur i bindur se përvoja e gjatë e z. Fartash në shumë vende të botës do të reflektohet pozitivisht edhe për sa i përket përmbushjes së Objektivave Zhvillimore të Mijëvjeçarit dhe avancimin e Agjendës Evropiane për Përfshirjen Sociale, që janë synim i institucioneve të Kosovës dhe një ndër kushtet e anëtarësimit të vendit tonë në BE.

Kreu i Kuvendit të Kosovës e ka garantuar drejtorin e ri të UNDP-së në Kosovë, z.Fartash, se legjislativi i vendit është i përkushtuar për arritjen e OZhM-ve dhe Përfshirjen Sociale, duke përkujtuar se Kuvendi ka miratuar Rezolutën për Mijëvjeçarin, si dhe ka hartuar Letrën e Bardhë për Përfshirjen Sociale në Kosovë.

“Presim që UNDP-ja të vazhdojë edhe më tej të ngritë nivelin e mbështetjes për Kuvendin në përmbushjen e këtyre objektivave”, është shprehur Krasniqi.

Drejtori i ri i UNDP-së në Kosovë, z. Parviz Fartash, i cili në këtë vizitë Kuvendit të Kosovës shoqërohej nga Tetsuo Kondo, zëvendësdrejtor i kësaj organizate ndërkombëtare në Kosovë, ka shprehur kënaqësi që ndodhet në Kosovës, si dhe për të arriturat e mëdha të vendit tonë në këto dhjetë vjetët e fundit.

Ai është shprehur në favor të thellimit të bashkëpunimit dhe mbështetjen e Kosovës, sidomos të Kuvendit të saj. Fartash ka kërkuar mbështetjen e kryeparlamenarit të Kosovës për organizimin në tetor të një konference, në të cilën do të merrnin pjesë deputetë nga Kuvendi i Kosovës dhe nga parlamentet e vendeve të rajonit.

“Duke u organizuar me përkushtimin në përmbushjen e detyrave zhvillimore , Kosova bëhet pjesë e botës”, ka theksuar drejtori i UNDP-së në Kosovë.
Kryeparlamentari Krasniqi priti  drejtorin e ri të UNDP-së në Kosovë, Parviz Fartash