Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
, 16.09.2009
Para anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, ka raportuar sot ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z.Sadri Ferati, i cili në fjalën e tij është përqendruar në punën e Qeverisë së Kosovës dhe të ministrisë, të cilën e udhëheq, por edhe të mekanizmave të tjerë mbështetës për procesin e decentralizimit dhe reformën e pushtetit lokal. Ai ka theksuar vullnetin e institucioneve të Kosovës për t’i përmbushur detyrat që dalin nga Plani Gjithëpërfshirës i presidentit Ahtisari dhe në vazhdim ka shpjeguar punën e Grupit ndërministror dhe të nëngrupeve për decentralizimin dhe reformën e pushtetit lokal.
Duke e shkoqitur planin për krijimin e komunave të reja (i ashtuquajturi plani 5+1), Ferati ka bërë të ditur se Kosova do t’i ketë 38 komuna, por ka pranuar, ndërkaq, se zgjedhjet e sivjetme lokale do të mbahen në 36 prej tyre (me përjashtim të pjesës veriore të Mitrovicës dhe Parteshit). Tutje Fertati ka theksuar se me realizimin decentralizimit dhe të reformimit të pushtetit lokal, qytetarët do tu qasen më mirë shërbimeve të ndryshme komunale për ta, kurse komunat do të fitojnë autonomi shumë më të gjerë, sidomos për sa i përket arsimit, kulturës, shëndetësisë etj. Ai ka pohuar se tanimë janë rekrutuar rreth 300 punonjës për funksionalizimin e komunave të reja, 80 për qind e të cilëve janë nga bashkësia serbe.
Duke e falënderuar ministrin Ferati për këto informacione me vlerë, kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Zylfie Hundozi, ka theksuar se ato do tu shërbejnë anëtarëve të Komisionit në dëshmiminë që do ta paraqesin në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Edhe pjesëmarrësit e tjerë në diskutim kanë shprehur mendimin se duhet të përmbushet mirë dhe drejt Plani i Ahtisarit, por kanë theksuar edhe faktin që Beorgadi zyrtar ende manipulon me një pjesë të mirë të qytetarëve serbë të Kosovës. Ata, ndërkaq, i kanë sugjeruar ministrit që të vazhdojë reformimin e pushtetit lokal, por të mos bie nën presionet për të lëshuar pe dhe për të vepruar në kundërshtim me Planin e Ahtisarit, për sa i përket decentralizimit.
Në po këtë mbledhje anëtarët e Komisionit janë njoftuar me ekspertin për çështje të integrimeve evropiane, Kaloyan Simeonov, i cili për gjashtë muajt e ardhshëm do ta ndihmojë Komisionin për harmonizimin e legjislacionit të Kosovës me atë të vendeve të BE-së.