Lajmet e fundit
Nga punimet e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës
, 17.09.2009
Kuvendit i Republikës së Kosovës në seancën e sotme, të kryesuar nga dr.Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, ka shqyrtuar katër projektligje. Për herë të parë ka shqyrtuar Projektligjin për turizmin dhe shërbimet turistike, të cilin e ka prezantuar ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku. Për herë të dytë, ndërkaq, ka shqyrtuar Projektligjin për auditimin e brendshëm (qëndrimet e Komisionit për Buxhet dhe financa i ka paraqitur deputetja Safete Hadërgjonaj), Projektligjin për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike, si dhe Projektligjin për armët.
Në seancën e sotme ishin paraparë të shqyrtoheshin edhe tri projektligje të tjera: Projektligji për Qeverinë e Republikës së Kosovës, ai për Shërbimin civil të Republikës së Kosovës, si dhe Projektligji për pagat e nëpunësve civil, por ato janë shtyrë për një seancë tjetër. Kështu kanë vendosur shumica e deputetëve, të pranishëm në seancë, pasi që anëtari i Kryesisë, Sabri Hamiti (në emër të grupit Parlamentar të LDK-së) ka kërkuar që bashkë me këto projektligje të shqyrtohet edhe projektligji për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit dhe pas fjalës së kryeministrit Thaqi, i cili ka shfaqur mirëkuptim për këtë kërkesë.
Për shkak të rëndësisë së temës, ndërkaq, është vendosur që debatit lidhur me Lirinë e medies në Kosovë (që sipas kërkesës së grupit të deputetëve ishte radhitur gjithashtu për këtë seancë), t’i kushtohet një seancë e veçantë e Kuvendit të Kosovës.
Sipas Propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës, Kuvendi ka emëruar sot anëtarët e Bordit të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit: Ekrem Hoxha, kryesues dhe anëtarët e këtij bordi : Lulzim Kurtaj, Besnik Berisha, Nasr Shala dhe Njazi Ademaj.
Si rëndom, edhe në këtë seancë Kabineti qeveritar u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve për punën e Qeverisë së Kosovës.