Lajmet e fundit

Kryeparlamntari Krasniqi priti Avokatin e Popullit të Shqipërisë, Dobjani dhe atë të Kosovës, Kurteshi

, 18.09.2009




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ka pritur sot në një takim të përbashkët Avokatin e Popullit të Republikës së Shqipërisë, z. Ermir Dobjani, dhe Avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, z.Sami Kurteshi, me të cilët ka biseduar për punën e tyre të rëndësime në funksion të mbrojtjes së të drejtave dhe të qytetarëve.

Avokati i Popullit i Republikës së Shqipërisë, Ermir Dobjani, pasi e ka falënderuar kreun e legjislativit të vendit për pritjen, e ka njoftuar atë për punën e zyrës së tij në Tiranë. Ai ka shprehur kënaqësinë që Kuvendi i Kosovës e ka zgjedhur Avokatin e Popullit dhe ka shprehur vullnetin e tij të mirë për marrëdhënie të mira me homologun e tij nga Kosova.

Edhe Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës, Sami Kurteshi, e ka vlerësuar shumë të nevojshme bashkëpunimin e ndërsjellë, ndërkaq, është shprehur i bindur se Kuvendi i Kosovës do të kryejë punën më së miri për sa i përket garantimit ligjor të lirive dhe të drejtave të qytetarëve, si dhe miratimit të rregulltivës ligjore për funksionimin e institucionit të Avokatit të Popullit .

Kryeparlamentari Krasniqi e ka vlerësuar shumë të rëndësishme punën e Avokatit të Popullit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve, dhe si adresë të besueshme ankimimi për shkeljet që mund t’u ndodhin. Ai, ndërkaq, është shprehur shumë i kënaqur me lajmin se do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet avokatëve të popullit të të dy vendeve.
Kryeparlamntari Krasniqi priti Avokatin e Popullit të Shqipërisë, Dobjani dhe atë të Kosovës, Kurteshi