Lajmet e fundit

Kryeparlamntari Krasniqi uroi myftiun Tërnava dhe gjithë besimtarë islamë në Kosovë

, 19.09.2009




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, u ka uruar sot festën e Fiter Bajramit, kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiut Naim Tërnava dhe gjithë besimtarëve myslimanë në Kosovë.

Në kët telegram kryeparlamentari Krasniqi midis tjerash shkruan:

“Kjo kremte vjen pas muajit të madhërishëm të Ramazanit dhe simbolizon sakrificën, përkushtimin e besimtarëve dhe solidaritetin ndaj njëri tjetrit.

Qytetarët e Republikës së Kosovës kanë treguar gjithmonë vlera civilizuese , janë shquar për tolerancë ndërfetare, duke u dëshmuar si shoqëri me vlera të larta njerëzore e humane.

Uniteti, dhe toleranca ndërfetare janë pasuritë më të çmuara te popullit tonë, si të tilla ato përbëjnë një garanci të sigurt për të ardhmen tonë dhe brezave që do vijnë pas nesh.

Uroj që në Kosovë përjetësisht të mbretërojë paqja, respekti dhe mirëkuptimi.”
Kryeparlamntari Krasniqi  uroi myftiun Tërnava dhe gjithë besimtarë islamë në Kosovë