Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
, 22.09.2009
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës , në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare, ka vendosur që seanca e radhës të mbahet më 30 shtator, si dhe ka përcaktuar rendin e ditës për këtë seancë.
Pas pikës së përhershme: pyetjet parlamentare, deputetët do të shqyrtojnë për herë të dytë tri projektligje: Projektligjin për Standardizimin, atë për Gazin Natyror, si dhe Projektligjin për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë.
Në vazhdim të seancës do të shqyrtohet Propozim-vendimi i Qeverisë së Kosovës për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, si dhe Propozimi për emërimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës.
Do të shqyrtohen, ndërkaq, edhe tri rekomandime të Komisionit për Buxhet dhe Financa: rekomandimi për transferin e mjeteve buxhetore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, rekomandimi për lejimin e numrit të punëtorëve në ekipet përgatitore komunale, si dhe ai lidhur me rritjen e numrit të punëtorëve në Autoritetin e Aviacionit Civil.
Për shkak të peshës që kanë, në të njëjtën seancë (mbase, në ditën në vazhdim) do të shqyrtohen Raporti i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2008 dhe Projektstrategjia kundër korrupsionit për periudhën 2009-2011.
Deputetët do të debatojnë lidhur me gjendjen tregtare në vend dhe raportet tregtare të Kosovës me shtetet e tjera (sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të LDD-së).
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit është shqyrtuar edhe Rekomandimi i Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi lidhur me Propozimvendimin për plotësimin e Komisionit për Provimin e Jurisprudencës, si dhe kërkesa e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione për të debatuar në seancë plenare lidhur me identifikimin e mbetjeve mortore dhe zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.
Anëtarët e Kryesisë janë njoftuar se deputeti Emrush Xhemajli ka dalë nga Grupi Parlamentar i PDK-së.