Lajmet e fundit
Kryeparlamentari, dr. Jakup Krasniqi, priti kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, z. Enver Hasani
, 22.09.2009
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot në një takim pune kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, z. Enver Hasani, i cili shoqërohej edhe nga nënkryetari i kësaj Gjykate , Kadri Kryeziu. Në prononcimin për media pas këtij takimi, kryeparlamentari Krasniqi theksoi se me Kushtetutë dhe Ligjin për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, kjo gjykatë është institucion i pavarur në punën e saj. Në këtë frymë ajo është plotësisht e pavarur edhe në aspektin e planifikimit të buxhetit, si dhe në të gjitha aspektet tjera të fushë veprimtarisë. Në vijim z. Krasniqi, duke i uruar punë të mbarë Gjykatës Kushtetuese, për t’ u përballur me të gjitha detyrat dhe obligimet që e presin, theksoi se para kësaj gjykate shtrohen edhe detyra tjera në aspektin e ngritjes së kapaciteteve njerëzore si dhe atyre teknike.
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, z. Enver Hasani, theksoi se gjatë këtij takimi ia ka dorëzuar kryeparlamentarit Krasniqi në mënyrë formale kërkesën e buxhetit, e cila do të procedohet në Kuvend sipas procedurës ligjore. Ai theksoi se me këtë rast është diskutuar çështja e buxhetit dhe arsyeja për mënyrën se si është paraqitur kjo kërkesë z.Hasani në vazhdim e falënderoi kryeparlamentarin Krasniqi për përgatitjen e infrastrukturës ligjore,mbi bazën e së cilës vepron Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Gazetarët, në këtë konferencë shtypi, i bënë disa pyetje kryetarit të Kuvendit, z. Jakup Krasniqit, për Enciklopedinë e Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, e cila ka ngjallur reagime e pakënaqësi të shumta te shqiptarët. Për këtë çështje, kryetari dr. Krasniqi, theksoi: Nga këndi politik veprimi i ASHM-së i ngjan “logjikes” së bretkosës, e cila në hov e sipër mendoi të mbathte patkonj kali , megjithëse kjo nuk i shkonte për shtat.
Në aspektin shkencor, kryeparlamentari Krasniqi, tha se maqedonasit ende nuk e kanë përkufizuar identitetin e tyre kombëtar. Ata duhet të deklarohen: a janë maqedonas të formuar me dekretin të Titos, a janë pasardhës të Samuilit bullgar, apo pasardhës të Aleksandrit të Maqedonisë – i njohur si Leka i madh i Ilirëve. Pra, një komb që ende nuk e ka të përcaktuar identitetin e vet, kërkon të mohojë identitetin e të tjerëve.
Identiteti i shqiptarëve në Ballkan, shkencërisht, është përmbyllur dhe është konsoliduar më së miri.
Historia e popullit shqiptar nuk mund të përvetësohet, ajo është vetëm e popullit shqiptar.