Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi...

, 22.09.2009




Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Ruajtjen e Ambientit dhe për Planifikim Hapësinor, nën kryesinë e kryetarit z. Lulzim Zeneli mbajti sot mbledhje ku si pikë kryesore e rendit të ditës ishte miratimi i Raportit në lidhje me monitorimin e Ligjit mbi mbeturinat.

Në mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit morën pjesë edhe përfaqësuesit e ICO-së, të OSBE-së dhe KDI-së.

Anëtarët e Komisionit duke diskutuar për raportin në lidhje me monitorimin e Ligjit për mbeturinat, me vetëm një vërejtje, miratuan Raportin e përmendur i cili do t’i përcillet Kuvendit të Republikës së Kosovës për shqyrtim.

Në të njëjtën mbledhje të Komisionit i mor vendim që të formohen dy grupe pune prej tre anëtarëve në lidhje me shqyrtimin e Projektligjit të ndryshimeve të Ligjit të pyjeve të Kosovës nr. 2003/3 dhe në lidhje me shqyrtimin e Projektligjit për mbrojtjen e ajrit nga ndotja.
Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi...