Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Shërbime Publike...

, 23.09.2009




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Esat Brajshori, kryetar i Komisionit, u paraqit një raport i grupit punues lidhur me Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe Transmetimin, i cili ishte në procedurë në Kuvendin e Kosovës për ndryshime dhe plotësime.

Nga raporti , të cilin në emër të grupit e prezantoi deputetja Synavere Rysha, u tha se ky grup në kuadër të shqyrtimit dhe amendamentimit të këtij Ligji, ka organizuar nëntë takime, një dëgjim publik, si dhe një tryezë.

Nga të gjitha këto shqyrtime doli se Ligjit duhej t’ i bëheshin gjithsej 93 amendamente, ndërsa vetë ligji kishte 35 nene.

Në këtë situatë, grupi punues kishte ardhur në përfundim se më e arsyeshme do të ishte të bëhej një Ligj i ri, e jo të plotësohej Ligji ekzistues, i cili është aprovuar në vitin 2003.

Komisioni u pajtua me këtë konstatim, por mbetet të shihen mënyrat e procedimit të mëtejmë të Projektligjit.
Mbledhja e Komisionit për Shërbime Publike...