Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi...
, 23.09.2009
Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion, të cilin e kryesoi znj. Myzejene Selmani, kryetare e komisionit, sot, mbajti mbledhjen në të cilën si pikë kryesore e rendit të ditës ishte : Shqyrtimi i Propozim-Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e kandidatëve të Bordit rregullator të Hekurudhave të Kosovës.
Në mbledhjen e përmendur, krahas anëtarëve të komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit nga ICO dhe KDI.
Në këtë mbledhje, pas një shqyrtimi të gjithanshëm nga anëtarët e komisionit, lidhur me këtë pikë të rendit të ditës, nxorën këtë Rekomandim: Anëtarët e personelit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët janë të ngarkuar për mbështetje të këtij komisioni, duhet të shqyrtojnë bazën ligjore lidhur me atë se a është në kompetencën e këtij komisioni që të shqyrtojnë dhe të nxjerrin rekomandim lidhur me këtë pikë , dhe pastaj, në njërën prej mbledhjeve të ardhshme të këtij komisioni, të merret Vendim përfundimtar lidhur me këtë pikë të rendit të ditës.