Lajmet e fundit

Anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane udhëtojë në Strasburg

, 25.09.2009




Komisioni për Integrime Evropiane me ftesë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të dielën, më 27 shtator 2009, do të udhëtojë në Strasburg. Delegacioni katëranëtarësh i Komisionit, në përbërje të të cilit janë Bujar Bukoshi, Edita Tahiri dhe Branislav Gërbiq, kryesohet nga kryetarja e Komisionit, Zylfie Hundozi. Parlamentarët e Kosovës do të marrin pjesë në debatin e organizuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për të arriturat e Kosovës në procesin e decentralizimit. Ata do të raportojnë për situatën e komuniteteve në Kosovë pjesëmarrjen e tyre në jetën politike, për procesin e kthimit, zgjedhjet e ardhshme lokale dhe rolin e EULEX-it në Kosovë.

Delegacioni parlamentar i Kosovës do të ketë takime edhe me Komisionin për të Drejtat e Njeriut, me drejtorin për këshillim dhe bashkëpunim politik, si dhe me përfaqësuesit e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.