Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturё, Rini e Sport
, 29.09.2009
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturё, Rini e Sport të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Agim Veliu, kryetar i Komisionit, u shqyrtua realizimi i deritashëm i Planit të punës sё Komisionit pёr vitin 2009. Përkitazi me këtë, u tha se dinamika e realizimit të planit është varur nga ritmi i ardhjes së projektligjeve nga ana e Qeverisë së Kosovës. Shih për këtë, shqyrtimi i disa projektligjeve, të cilat u vonuan nga Qeveria , domosdo është shtyrë për periudhën e dytë të këtij viti. Në këtë vështrim edhe u aprovua ecuria e re e shqyrtimeve të projektligjeve deri në fund të këtij viti.
Lidhur me tri çështjet që u ngritën për diskutim në mbledhjen e kaluar,si: akreditimi i institucioneve të arsimit lartë,rritja e numrit të studentëve në Universitetin e Prishtinës, si dhe provimi i maturës, në mbledhje u konstatua se ende nuk i janë dorëzuar Komisionit raportet nga Ministria e Arsimit, ndaj sërish do të kërkohet dorëzimi i tyre, në mënyrë që këto çështje të shtrohen për debat në këtë Komision..Vëmendja e Komisionit edhe sot u përqendrua në çështjen e zvogëlimit të pragut të kalueshmërisë së provimit të maturës nga 50 në 45 për qind, ndaj u ripërsërit kërkesa ndaj Ministrisë së Arsimit për t’ ia dorëzuar Komisionit një raport lidhur me këtë çështje.