Lajmet e fundit

Nga punimet e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës

, 30.09.2009




Kuvendit i Republikës së Kosovës në seancën e sotme, të drejtuar nga Eqrem Kryeziu, anëtari Kryesisë, pas shterimit të pikës së rëndomtë të rendit të ditës – pyetje parlamentare – ka proceduar me shqyrtimin e dytë të Projektligjit për Standardizimin, të atij për Gazin natyror dhe të Projektligjit për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë, të cilat edhe janë miratuar.

Deputetët, në fund të pjesës së seancës paradite, nuk i kanë dhënë mbështetje Propozimit për emërimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës.

Për shkak të mungesës së kuorumit seanca nuk ka mundur t’i vazhdojë punimet pasdite, prandaj, kryesuesi i saj i ka njoftuar deputetët se seanca do të vazhdojë të enjten, në orën 10. Ai ka kërkuar që deputetët të regjistrohen gjatë daljes nga salla për të pasur një pasqyrë të qartë pjesëmarrjeje dhe hequr mëditjet për deputetët që kanë munguar pa arsye.
Nga punimet e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës