Lajmet e fundit
Nga vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës
, 01.10.2009
Në vazhdimin e seancës së Kuvendit i Republikës së Kosovës (të filluar dje), të drejtuar nga Naim Maloku, anëtari i Kryesisë, deputetët kanë shqyrtuar tri rekomandime të Komisionit për Buxhet dhe Financa: rekomandimin e për transferin e mjeteve buxhetore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, atë për lejimin e numrit të punëtorëve në ekipet përgatitore komunale, si dhe rekomandimin për korrigjimin e numrit të punëtorëve në Autoritetin e Aviacionit Civil.
Deputetë nga radhët e opozitës e kanë kundërshtuar bartjen dhe lejimin e mjeteve financiare të pa parapara në Buxhetin e Kosovës dhe në rishikimin e tij, të kërkuar nga Qeveria e Kosovës. Pas arsyetimit, ndërkaq, të rekomandimeve nga anëtarja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, Safete Hadërgjonaj, deputetët me shumicë votash i kanë miratuar këto rekomandime.
Po në vazhdimin e sotëm të kësaj séance ishte paraparë të shqyrtoheshin edhe Raporti i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2008, si dhe Projektstrategjia e Qeverisë kundër korrupsionit për periudhën 2009-2011, por për shkak të mospranisë në seancë të përfaqësuesve të ekzekutivit të vendit (u tha se ishin në mbledhje të Qeverisë), kryesuesi i seancës i ka shtyrë këto dy pika të rendit të ditës për një ditë tjetër.