Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi kthehet nga Finlanda
, 01.10.2009
Të premten, më 2 tetor 2009, delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës , i kryesuar nga kryeparlamentari , dr. Jakup Krasniqi, kthehet nga vizita në Finlandë. Në kuadër të këtij delegacioni janë edhe anëtarët e Kryesisë, Xhavit Haliti dhe Ibrahim Gashi, si dhe këshilltari për protokoll dhe marrëdhënie ndërkombëtare, Skënder Reçica dhe këshilltari për marrëdhënie me publikun i kryetarit, Ismet Hajrullahu.
Delegacioni i Kuvendit pritet të arrijë në Aeroportin e Prishtinës rreth orës 15,30.
Me këtë rast do të ketë edhe prononcime për media.
Delegacioni i Kuvendit pritet të arrijë në Aeroportin e Prishtinës rreth orës 15,30.
Me këtë rast do të ketë edhe prononcime për media.