Lajmet e fundit

Komisioni ad-hoc nuk arriti të përzgjedhë anëtarët e Bordit të RTK-së

, 01.10.2009




Komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e kandidateve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar zv.kryeministri Hajredin Kuçi, kishte në rend dite shqyrtimin e listës së kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së, me synimin për të përzgjedhur nëntë anëtarët e këtij bordi.

Që në fillim të takimit doli se përfaqësuesit e komuniteteve në këtë komision ishin të pakënaqur me numrin dhe cilësinë e të propozuarve për këtë bord. Ligjit për RTK-në, u tha në këtë rast, parasheh të zgjedhen dy anëtarë nga radhët e komuniteteve në këtë bord, ndërkaq, numri i të përzgjedhurve nga Komisioni ad-hoc duhet të jetë dy fish më i madh.

U përmend edhe fakti që në listën e kandidatëve mungojnë gjithashtu numri i nevojshëm i të propozuarve nga radhët e ekonomistëve dhe menaxherëve, ndërkohë që është propozuar edhe ndonjë anëtar, i cili nuk i plotëson kushtet ligjore, si përfaqësues i strukturave të pushtetit paralel serb në Kosovë.

Në përfundim të takimit Komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e kandidateve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës ka vendosur të kërkojë nga Komisioni i Pavarur i Medieve që, konform Ligjit për RTK-në, deri të hënën, të sjellë listën me nga dy emra konkurrues për nëntë anëtarët e këtij bordi.

Zëvendëskryeministri Kuçi, kryesues i këtij komisioni, ka qenë këmbëngulës që çështja të përfundojë gjatë javës që vjen, prandaj e ka thirrur mbledhjen e komisionit të hënën e ardhshme, në orën 11:00:
Komisioni ad-hoc nuk arriti të përzgjedhë anëtarët e Bordit të RTK-së