Lajmet e fundit
Jakup Krasniqi takohet me Martti Ahtisaarin dhe kryetarin e Parlamentit të Finlandës, Sauli Niinisto
, 01.10.2009
Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga kryetari Jakup Krasniqi, ka përfunduar vizitën zyrtare në Finlandë. Ai sot është takuar me ish-presidentin finlandez e udhëheqës i ekipit negociues ndërkombëtar për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaarin, me kryetarin e Parlamentit të këtij vendi, Sauli Niinisto dhe me drejtuesit e komisioneve parlamentare për Politikë të Jashtme dhe Legjislacion e Kushtetutë.
Kosova dhe Finlanda bashkë me miqtë e tyre strategjikë, duhet të angazhohen në mënyrë më të vendosur e të koordinuar në procesin e njohjeve të reja ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës. Kjo është esenca e takimit që pati delegacioni i Kuvendit të Kosovës, i prirë nga kryetari Jakup Krasniqi, me ish-presidentin finlandez e arkitektin e pavarësisë së Kosovës, Martti Ahtisaarin.
Takimi i kryeparlamntarit Krasniqi dhe i anëtarëve të Kryesisë, Xhavit Haliti e Ibrahim Gashi, si dhe i këshilltarëve të kryetarit të Kuvendit, Ismet Hajrullahu e Skënder Reçica, me mikun e madh të Kosovës, Martti Ahtisaarin ishte shumë i përzemërt.
Ai u zhvillua pa praninë e gazetarëve, por pas përfundimit të tij, në një pronocim për RTK-në, zotit Marti Ahtisari dhe kryeparlmantari Jakup Krasniqi thanë se Kosova dhe Finlanda kanë marrëdhënie shumë të mira, të cilat në të ardhmen do t’ i forcojnë edhe më tutje në të gjitha fushat. Ahtisaari shfaqi bindjen se në të ardhmen pavarësinë e Kosovës do ta njohin edhe shumë shtete të tjera.
Po ashtu edhe kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, deklaroi se institucionet dhe populli i Kosovës i janë mirënjohëse Finlandës, zotit Ahtisaari dhe popullit finlandez për mbështetjen e tyre të pa rezervë në procesin e ndërtimit të shtetit të pavarur të Kosovës.
Ditën e fundit të vizitës zyrtare në Helsinki, delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës, zhvilloi takime të veçanta me drejtuesit e komisioneve parlamentare finlandeze, përkatësisht me Komisionin për Politikë të Jashtme, i prirë nga Perti Salolainen dhe me ata të Legjislacionit e Kushtetutës, prirë nga Kimmo Sasi.
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës, sot pasdite mori pjesë në seancë të rregullt të Parlamentit të Finlandës. Kryetari i Kuvendit të Finlandës, Sauli Niinisto, i njoftoi deputetët se në sallë ndodhet delegacioni parlamentar i Kosovës, në krye me kryetarin e Kuvendit të Kosovës , Jakup Krasniqi, njoftim që u përcoll me duartrokitje frenetike nga deputetët.
Ndërsa, në mbrëmje, u organizua pritje e ngrohtë dhe u shtrua darkë nga ana e kryetarit të Parlamentit të Finlandës, Sauli Niinisto, me ftesë të të cilit po qëndron delegacioni i Parlamentit të vendit tonë në Helsinki.