Lajmet e fundit

Delegacioni i Komisionit për Integrime Evropiane u kthye nga vizita në Strasburg

, 02.10.2009




Një delegacion i përbërë nga anëtarët e Komisionit për Integrime Evropine të Kuvendit të Kosovës u kthye nga vizita në Këshillin e Evropës në Strasburg, ku kishte udhëtuar pas ftesës që i ishte dërguar nga Komiteti për Çështje Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Ky Komitet e ka përcjell situatën në Kosovë për disa vite dhe tash është duke përgatitur një raport (raportues është z.Von Sydow, përfaqsues i Suedisë) dhe ka vendosë qe të marrë informata shtesë, duke debatuar me deputetët e Kuvendit të Kosovës. Ftesa të ngjashme kanë pasur edhe Rada Trajkoviq dhe Oliver Ivanoviq.

Delegacioni Kuvendit të Kosovës ka qenë i përbërë prej këtyre anëtarëve të Komisionit për Integrime Evropiane: Zylfije Hundozi-kryetare, si dhe Edita Tahiri, Bujar Bukoshi dhe Branislav Grbiq, anëtarë.

Temat për të cilat është debatuar kanë qenë:

1. Situata e Komuniteteve ne Kosovë,
2. Pjesëmarrja e tyre në jetën politike,
3. Procesi i decentralizimit,
4. Zgjedhjet lokale dhe
5. Eulexi.

Delegacioni i Kosovës e ka njoftuar Komitetin për Çështje Politike për të arriturat në këto fusha pas shpalljes se pavarësisë së vendit, me ç’rast është zhvillua debat shumë i gjallë nga ana e shteteve anëtare të këtij komiteti siç janë : Rusia, Serbia, Rumunia, Ukraina dhe Bosnja e Hercegovina, duke u munduar që me diskutimet e veta t’i minimizojnë sukseset e arritura të institucioneve të Kosovës në fushën e të drejtave të njeriut, decentralizimit kthimit të komuniteteve, gjë që u kundërshtua nga ana e delegacionit tonë me fakte dhe dokumente të ofruara, të cilat janë nxjerrë nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Për shkak të presioneve që janë bërë nga Rusia dhe Serbia dhjetë vite nuk kanë lejuar që të paraqitet askush nga institucionet e Kosovës për të dëshmuar në këtë komitet. Kjo ishte hera e parë që iu dha mundësia delegacionit të Republikës së Kosovës që të marrë pjesë në debat në këtë komitet.
Delegacioni i Komisionit për Integrime Evropiane  u kthye nga vizita në Strasburg