Lajmet e fundit
Komisioni ad-hoc përzgjodhi anëtarët e Bordit të RTK-së
, 05.10.2009
Komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e kandidateve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, ka përzgjedhur sot gjashtë anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga gjithsej nënë anëtarë të këtij bordi që parasheh ligji. Anëtarë të Bordit të RTK-së janë përzgjedhur kandidatët nga lista (prej 20 emrash të njohur) e propozuar nga Komisioni ad-hoc i KPM-së.
Përzgjedhja është bërë me votim të fshehtë të 12 anëtarëve të Komisionit ad-hoc Parlamentar, kurse anëtarë janë përzgjedhur kandidatët, të cilët kanë fituar votat e parapara me ligj (shumica e thjesht e kuorumit të Komisionit).
Kandidatët e përzgjedhur janë:
Aleksandar Janiçeveç,
Ali Podrimja,
Arif Bozaxhi,
Lindita Tahiri,
Naime Beqiraj dhe
Rrahman Paçarizi.
Duke pohuar se janë plotësuar kushte ligjore, për sa i përket numrit të anëtarëve nga radhët e komuniteteve dhe të grave, zv.kryeministri Hajredin Kuçi, i cili e drejtoi mbledhjen e Komisionit, ka theksuar se për tre anëtarët e tjerë të Bordit të RTK-së mbetet të vendosë seanca plenare e Kuvendit.