Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti një delegacion nga Karaçeva e Dardanës
, 05.10.2009
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, u takua sot me një delegacion nga fshati Karaçevë e Poshtme , të kryesuar nga Selver Lenjani. Me këtë rast ky delegacion e njoftoi kryeparlamentarin me problemet kufitare që kanë në këtë fshat , veçanërisht me prezencën e shpeshtë të xhandarmërisë serbe brenda territorit të fshatrave Karaçevë e Poshtme dhe Karaçevë e Epërme.
Në këto rrethana banorët e kësaj ane ndihen të shqetësuar dhe të pasigurt për qëndrim të përhershëm në shtëpitë dhe pronat e tyre.
Kryeparlamentari Krasniqi pasi dëgjoi me shumë vëmendje shqetësimet e tyre, u premtoi se në rastin e parë që do t’ i jepet do të vizitojë fshatin Karaçevë.