Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti kryeministrin e Shqipërisë, Berisha
, 06.10.2009
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ka pritur sot kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, para se burrështetasi shqiptar t’i drejtohej deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Duke i uruar mirëseardhje në Kosovë dhe uruar për zgjedhjen e tij për herë të dytë në krye të Qeverisë shqiptare, kryeparlamentari Krasniqi, e ka falënderuar kryeministrin, institucionet dhe gjithë popullin e Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme për popullin e Kosovës dhe çështjen madhore të lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë. Ai e ka uruar Shqipërinë për mbajtjen e zgjedhjeve të lira parlamentare, për anëtarësim në NATO, e veçanërisht për autostradën Durrës-Morinë. Koto i ka quajtur suksese të përbashkëta të popullit tonë në periudhën më të re.
Në vazhdim Krasniqi e ka njoftuar z. Berisha për rolin e madh të Kuvendit për reformat demokratike që po zhvillohen në Kosovë. Ai ka shprehur bindjen e tij të plotë për përkushtimin e dy vendeve tona për integrime evropiane dhe euroatlantike, ndërkaq, Shqipërinë e ka quajtur vendin, i cili ka lobuar më së shumti për njohjen e Pavarësisë së Kosovës.
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, duke shprehur kënaqësinë e tij të thellë për këtë vizitë në Kosovës dhe pritjen tepër të ngrohtë që i është rezervuar, ka shprehur admirimin e tij për zhvillimet shumë pozitive të Kosovës në 20 muajt e parë pas pavarësisë së vendit. Ai në këtë mes ka veçuar miratimin e Kushtetutës me standarde të larta demokratike, miratimin në një numër të madh ligjesh për vendin, sidomos ligjet e mira për liritë dhe të drejtat e pakicave, të bazuara në Planin e Ahtisaarit, si dhe një sërë ligjesh të ekonomisë së tregut.
Këto arritje, ka thënë kryeministri shqiptar, janë një krenari e madhe për udhëheqësin e Kuvendit, për deputetët, qytetarët e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët. Këto arritje qëndrojnë në themel të Kosovës, si faktor paqeje dhe stabiliteti, të njohjes së Kosovës dhe rolit gjithnjë e më të madh të saj në rajon, në Evropë dhe në botë, ka theksuar Berisha .
“Vij këtu për t’ju garantuar se Shqipëria do të bëjë çdo përpjekje për marrëdhëniet më të shkëlqyera ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, me bindjen më të thellë se ky do të jetë një kontribut shumë i rëndësishëm i shqiptarëve për paqe, mirëkuptim dhe integrim rajonal. Kuvendi i Kosovës po miraton ligje dhe dokumente, të cilat qëndrojnë në bazë të integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, ka theksuar Berisha.
Kryeministrin Berisha në këtë vizitë e shoqëronin ministrat Basha e Tafaj dhe bashkëpunëtorë të tjerë, kurse në takim merrnin pjesë edhe anëtarët e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.