Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

, 06.10.2009




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të kryesuar nga Znj. Rita Hajzeraj, nënkryetare e parë e këtij Komisioni , temë thelbësore ishte raporti ”Analizë krahasimtare e skemave të sigurimit shëndetësor në Rajon”, i mbështetur nga Fondacioni Friedrich Ebert Stifung.

Ky takim u përcoll me vëmendje edhe nga përfaqësuesit e OSBE-së dhe KDI-së.

Ndonëse Komisioni në mbledhjen e sotme vendosi vetëm për prezantim të Projektit, i cili në analizën e hulumtimit të tij, për model kishte marrë shtetet e rajonit, Kroacinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë, u tha se Sigurimi i preferuar për Kosovën mbetet sigurimi shëndetësor i siguruar nga buxheti i Kosovës.

Ne fund, Komisioni vendosi që në mbledhjen e ardhshme te vendoset se kur do të kalojë në dëgjim publik.

Projekti “Analizë krahasimtare e skemave të sigurimit Shëndetësor në Rajon”, është përkrahur nga Fondacioni Friedrich Ebert Stifung, në kuadër të programit për përkrahjen e Kuvendit të Kosovës,dhe i drejtohet Komisionit Parlamentar për Shëndetësi,Punë dhe Mirëqenie Sociale.
Mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale