Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi
, 05.10.2009
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Bahri Hyseni, kryetar i Komisionit, u diskutua rreth plotësimit të Komisionit për Provimin e Jurisprudencës dhe amandamentimin e Projektligjit për Agjencinë kundër Korrupsionit. Në këtë mbledhje, ishte ftuar ministrja e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi, të jepte sqarime lidhur me të propozimin e ministrisë së saj për anëtarët e propozuar për anëtarë të Komisionit për Provimin e Jurisprudencës. Kështu ishte vendosur konform rekomandimit të kishte bërë Komisioni për Kryesinë e Kuvendit. Edhe kësaj radhe nuk kishte dakordim të anëtarëve të Komisionit për emrat e kandidatëve për anëtarë të Komisionit për Provimin e Jurisprudencës. Tre të kandidatët e propozuar nga Ministria e Drejtësisë për anëtarë të këtij komisioni: Ruzhdi Berisha, Iliriana Ismaili dhe Bardhyl Hasanpapaj, për arsye të ndryshme u kontestuan serish nga shumica e anëtarëve të Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi.
Ministrja e Drejtësisë, Kelmendi, qëndroi e vendosur prapa propozimeve të mëhershme. Kandidatët e propozuar do t’i dërgohen serish Kuvendit të Kosovës për emërimin e tyre në këtë post.
Sa i përket amandamentimit të projektligjit për Agjencinë Kundër Korrupsionit, u zhvillua një debat i gjerë ndërmjet anëtarëve të komisionit dhe pjesëmarrësve të tjerë, i cili do të vazhdojë edhe gjatë javës së ardhshme.