Lajmet e fundit
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
, 07.10.2009
Në mbledhjen e stome të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Jakup Krasniqi, u përcaktua rendi i ditës së seancave të 12 dhe 13 tetorit të këtij viti. Në mbledhjen e së hënës, pas kohës së rëndomtë për pyetje parlamentare, do të shqyrtohen për herë të parë Projektligji për Organizimin Sindikal, Projektligji për masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, Raporti vjetor i Bankës Qendrore të Kosovës, Projekt-strategjia kundër korrupsionit, gjendja tregtare në vend dhe raportet tregtaret Kosovës me shtetet tjera dhe Raporti për monitorimin e Ligjit për mbeturina. Në këtë mbledhje do të radhitet në rendin e ditës edhe çështja e zgjedhjes së anëtarëve të Bordit të RTK-së, mirëpo Kryesia i shtroi kërkesë Komisioni ad-hoc që të bëjë përzgjedhjen e nëntë anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, ( janë përzgjedhur 6), në mënyrë që kjo listë të shqyrtohet në tërësi.
Ndërkaq, në seancën 13 tetorit do të debatohet për Raportin gjashtë mujor të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2009, Rekomandimin e Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me Raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për gjashtë mujorin e parë të vitit 2009, si dhe Raportin vjetor të auditimit të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm .
Përkitazi me Rekomandimin e Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me kërkesën buxhetore të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2010, në bazë të qarkores së dytë të MEF-it 2010/12, u vendos që ky rekomandim të shqyrtohet në një rast tjetër.