Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media
, 07.10.2009
Në mbledhjen e Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media, të kryesuar nga kryetari i komisionit z.Esat Brajshori, temë shqyrtimi ishte konsultimi me Ministrinë e Administratës Publike për të harmonizuar datën e fillimit të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesore, para se kjo çështje të procedohet për shqyrtim në seancën plenare. Përveç anëtarëve të komisionit, në takim ishin edhe zëvendësministri i Ministrisë së Administratës Publike, Rifat Blaku, si dhe kryeshefi ekzekutiv i Entit të Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati.
Me këtë rast z.Blaku, foli rreth rekomandimit të Qeverisë së Kosovës që regjistrimi i popullsisë të mbahet në periudhën 31 mars-15 prill, të vitit 2011. Qeveria e Kosovës ka rekomanduar këtë afat pasi që Komisioni Evropian paracakton datat për të gjitha shtetet të cilat duhet ta kryejnë regjistrimin. Në këtë vështrim Kosova në vitin 2011 hyn në kategorinë e shteteve që duhet ta kryejnë regjistrimin e popullsisë, ka theksuar Blaku.
Gjatë debatit, pati mospajtime nga ana e disa anëtarëve, të cilët rekomanduan që regjistrimi i popullsisë të mbahet në vitin 2010. Anëtarët e këtij komisioni kërkuan që vendimi përfundimtar për regjistrimin e popullsisë të merret në seancë plenare, në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Megjithatë, Komisioni për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media vendosi që çështjen për vendimin rreth regjistrimit të popullsisë ta shqyrtojë në mbledhjen e radhës.