Lajmet e fundit
Krasniqi fton për vizitë homologun finlandez, Niinistö
, 08.10.2009
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i ka dërguar një letër falënderimi kryetarit të Parlamentit të Republikës së Finlandës, Sauli Niinistö. Njëherësh kryeparlamentari Krasniqi e fton homologun e tij për vizitë zyrtare në Kosovë.
Në letrën e kryeparlamentarit Krasniqi thuhet:
I nderuar z. Kryetar,
Dëshiroj t’ju shpreh falënderimet e mia të përzemërta për pritjen e ngrohtë dhe miqësore që më rezervuat me rastin e vizitës sime në Republikën e Finlandës.
Duke çmuar interesin Tuaj personal dhe të institucionit që Ju drejtoni, për vendin tim dhe për traditën e vyer që po krijohet në mes dy shteteve tona,të miqësisë midis popujve tanë, më lejoni Zoti Kryetar, t’ju siguroj, impenjimin tim të përgjithshëm në thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të ngushta tashmë edhe historike midis vendeve tona.
Shkëlqesi, kam nderin t’ju ftoj për vizitë në Republikën e Kosovës. Duke shpresuar në një takim të afërt me Ju në Prishtinë, ju lutem të pranoni, Zoti Kryetar, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.
Sinqerisht,
Jakup Krasniqi