Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Shërbime Publike
, 09.10.2009
Në mbledhjen e Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media, të kryesuar nga kryetari i komisionit Esat Brajshori, u shqyrtua përfundimi i Kryesisë së Kuvendit lidhur me caktimin e datës për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Republikën e Kosovës. Komisioni analizoi propozimin e Ministrisë së Administratës Publike, e cila kishte rekomanduar që regjistrimi i popullsisë të bëhet në vitin 2011, dhe vendosi që ta mbështesë atë, ndonëse rekomandimet e mëhershme të Komisionit kishin qenë që regjistrimi i popullsisë ekonomive familjare dhe banesave të bëhet në vitin 2010.
Vendimi i sotëm i këtij Komisioni iu dërgua për shqyrtim Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.